Putin mbërrin në Romë

14:10 | 04/07/2019

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbërritur në Romë. Avioni i tij është ulur në aeroportin e Fiumicinos. Takimi i parë i kësaj vizite të shkurtër zyrtare do të jetë me Papa Françeskun në Vatikan.

Më pas do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Matarella në presidencë, dhe pasdite me kryeministrin Konte. Darka do i rezervohet dy zëvendës kryeministrave italianë Luigi Di Maio dhe Mateo Salvini. Ndërkohë që është parashikuar dhe një takim privat me ish kryeministrin Italian Silvio Berlusconi./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono