Pushojnë reshjet e borës në Dibër, ndërhyrje për hapjen e rrugëve

08:32 | 11/01/2019

Reshjet në Diber pushuan gjatë natës, por rinisën në orët e mëngjesit. Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja e Emergjencave për të hapur rrugët drejt fshatrave dhe disa rrugë të qytetit, ndërsa një pjesë e tyre janë hapur edhe nga vetë banorët.

Në zonat malore trashësia e dëborës ka shkuar gati 2 metër, kurse në qytet deri në 70 cm. Në aksin Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë.

Në segmentin Peshkopi-Kala e Dodës kalohet vetëm me mjete të larta, megjithëse punohet vazhdimisht me borëpastruese.

Të izoluara në Dibër janë fshatrat e Njësive Administrative: Lurë, Reç, Zall Dardhë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë, Tomin, Melan e Maqellarë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono