Pushimet “politike” të presidentit, Meta mesazh dhe promocion në gusht

16:05 | 31/08/201916:050

Një nga aktorët kryesorë, i impenjuar publikisht për zgjidhjen e krizës politike është kreu i shtetit Ilir Meta. Gushti ka qenë muaji ku presidenti ka ndërthurur mesazhet politike drejtuar palëve, me promovimin e bukurive të Shqipërisë.

U nis me pushime me celular të ndezur me shpresën se do ta telefononin drejtuesi i mazhorancës dhe ai i opozitës për ti dhënë lajmin se një marrëveshje kanë ndër mend. Por kjo nuk ndodhi.

E kryetari i shtetit vazhdoi udhëtimin e tij që kish nisur drejt maleve, me vete kishte edhe familjen.

Duket se kush marrë përsipër të promovonte pikat turistike e njëherësh të jepte mesazhe. Kështu bëri ndërsa përfundoi terapinë me ujë bore.

“Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”

Që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje presidenti Ilir Meta i përsëriti edhe në ditët në vijim por përsëri nuk mori asnjë reagim.

Pas kësaj zgjodhi të përqendrohet më së shumti në promovimin e turizmit.

Nga ngjitja në ujëvarën e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m.

Në kredhjet në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.

Pa harruar të shijojë boronicat në Bjeshkët e Sharrit. E kështu kaluan dy javë pushime të presidentit me familjen në Prevallë.

Një ftesë pune nuk mundi ta shmangë.  Në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019🍇” në Rahovec, u bë bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tashmë duket se e ka harruar presidenti krizën politike për të cilën është angazhuar në Tiranë, vazhdon të shijojë peizazhet malorë midis Bizës dhe Martaneshit të cilët e bëjnë edhe të reflektojë.

Në këtë udhëtim mes këtyre bukurive magjepsëse pata kënaqësinë të takoja dhe disa nga blegtorët, të cilët punojnë mes shumë vështirësive dhe nuk dorëzohen, me bindjen se një ditë do të bëhet më mirë dhe për ta, do të ketë më shumë vëmendje dhe mbështetje, që këto vende të bekuara të mos braktisen.
Ndoshta për këtë ndihmojnë dhe objektet e kultit dhe besimit që ekzistojnë në këtë zonë, që njerëzit t’u qëndrojnë me kurajo disa vështirësive dhe pengesave që nuk i meritojnë
”.

Nga mali në plazhin e Gjirit të Lalzit.

E përsëri rikthim në mal në sfidën e fundit për këtë sezon pushimesh, ngjitjen në malin e Korabit.

Në 2751 m lartësi, maja më e lartë jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Ballkanit presidenti Ilir Meta ka lënë në këmbët e tij refrenin e zgjedhjeve të 13 tetorit.

Tashmë i duket se prek qiellin me dorë dhe thotë se  kjo e frymëzon që të kalojë me sukses çdo pengesë që e pret në zbritje, aty ku ka gjithçka ka mbetur siç e ka lënë kur u nis./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono