Punime gjatë natës për mirëmbajtjen në rrugën”Dritan Hoxha”

10:30 | 03/09/201910:300

Qytetarët të cilët vijnë nga jugu ose nga veriu i vendit përmes autostradës Tiranë Durrës nuk do të duhet të shqetësohen më për hyrjen në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka finalizuar një tjetër investim të rëndësishëm duke bërë të mundur mirëmbajtjen e shtresave të asfaltit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.  Rruga “Dritan Hoxha” është një aks kryesor në kryeqytet, ku qarkullojnë shumë makina dhe për të mos bllokuar qarkullimin, ekipi ka punuar gjatë natës për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike.

Krahas ndërtimit të rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës i kushton një vëmendje të posaçme edhe mirëmbajtjes së shtresave asfaltime në rrugët ekzistuese,  vijëzimit, sinjalistikës dhe kangjellave, për ta bërë sa më të lehtë përditshmërinë e banorëve e duke rritur sigurinë e tyre. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono