Puigdemont: Mund të qeveris Katalonjën dhe duke qendruar në Belgjikë
Former Catalan leader Carles Puigdemont gestures while delivering a speech to Catalan mayors in Brussels, Belgium, November 7, 2017. REUTERS/Pascal Rossignol - RC11D666C4B0

14:00 | 19/01/201814:000

Ish presidenti i Katalonjës Puigdemont pret që të zgjidhet sërish në këtë post në datën 31 janar. Në një intervistë radiofonike ai u shpreh se mund të qeverisë vendin dhe duke qëndruar në ekzil në Belgjikë.

Ish presidenti i Katalonjës Puigdemont, aktualisht në ekzil në Belgjikë, por kandidat për rizgjedhjen në të njëjtin post, deklaroi se mund të qeverisë dhe nga Belgjika. Fronti pro pavarësisë, që në 21 dhjetor morimazhorancën absolute në parlament, kërkon që ai të zgjidhet sa më shpejt, por pa u detyruar të kthehet në Spanjë ku rrezikon burgosjen e menjëhershme. Një ditë më parë Puigdemont, dhe deputetët e tjerë në ekzil në Bruksel, i kërkuan parlamentit katalanas mundësinë për të deleguar votat e tyre. Dhe në seancën e së enjtes një kërkesë e njëjtë u miratua për tre deputetët e tjerë aktualisht në burg në Madrid.

Por qeveria në Madrid deklaroi se do i drejtohet gjykatës kushtetuese nëse Puigdemonit do i lejohet të votojë nga ekzili. Kryetari i ri i parlamentit katalanas rozher torrent, bëri takimet e para me grupe parlamentare për të pasur një kandidat president i cili mund të marrë mbështetjen e duhur. Votimi për presidentin e ri katalanas do të bëhet në 31 janar. Kryeministri spanjoll Rajoi paralajmëroi se do të zgjasë dhe më shumë mbajtjen në fuqi të nenit 155 të kushtetutës nëse Puigdemont do të zgjidhet president duke qëndruar në Belgjikë. Puigdemont këmbënguli se është e mundur të qeverisë në disytancë falë përdorimit t teknologjisë deri në momentin që kushtetuta katalanase e lejon. Ai kërkoi gjithashtu që zëvendës presidenti në detyrë Oriol Junnkeras I cili ndodhet në burg aktualisht, të ketë sërish postin e tij në qeverinë e re. Puigdemont shtoi se Madridi nuk mund të mbajë në burg një zëvendës president të zgjedhur./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono