PSG me artileri të rëndë, Zidane befason në mesfushë!

20:33 | 06/11/201920:330

PSG do të luajë kundër Club Brugge në Francë, aty ku do të synojë fitoren dhe kualifikimin nga faza e grupeve. Kampionët e Francës kanë 9 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe synojnë të fitojnë për herë të katërt në po aq takime.

Tuchel ka rreshtuar një ekip shumë të fortë në fushën e lojës, ku vëmendjen më të madhe e merr tresha e sulmit, Icardi, Mbappe e Di Maria.

Real Madrid pret në “Santiago Bernabeu ekipin e Galatasaray, në një sfidë ku “Galaktikët” janë dukshëm favoritë. Zinedine Zidane nuk ka preferuar të bëjë asnjë ndryshim në formacion, duke preferuar sërish Rodrygon para Vinicius Junior.

Hazard dhe Benzema do të luajnë në sulm, ndërsa Casemiro, Kroos dhe Valverde do të rreshtohen në mesfushë. Katërshja e mbrojtjes është e njohur. Marcelo, Ramos, Varane dhe Carvajal do të mbrojnë portën e Courtois./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono