PSG gati të blejë përfundimisht Icardin, por shqetëson Wanda Nara

13:31 | 14/12/201913:310

Mauro Icardi u huazua verën e kaluar te PSG, aty ku është përshtatur shumë mirë dhe po shënon sistematikisht. Sulmuesi argjentinas është ngjitur në kuotën e 12 golave mes kampionatit dhe Champions League.

Drejtuesit e kampionëve të Francës janë bindur për të paguar 70 milionë euro tek Interi në merkaton e janarit, po punojnë për të finalizuar blerjen e tij të plotë, por ka një problem që quhet Wanda Nara.

Mediat italiane raportojnë se gruaja dhe agjentja e 26-vjeçarit, po kthehet në një shqetësim edhe për PSG-në. Ëanda po frenon transferimin zyrtar të Icardit tek ekipi francez. Shkaku? Ajo shpreson që të vijë ndonjë ofertë nga Real Madrid apo Juventus, sidomos pas formës së mirë që po kalon burri i saj. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono