PS tërhiqet nga zgjedhjet? “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”

22:23 | 24/06/2019

Nëse një pjesë e qytetarëve dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet, kalojmë nga kriza në krizë, si e komentoni? Ishte kjo një nga pyetjet e bëra në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi mbrëmjen e sotme.

Të ftuarit dhanë mendimin e tyre. Në lidhje me këtë pyetje juristi Koli Bele, tha se ka patur situata krize, edhe më të vështira, dhe se Partia Socialiste ka zgjedhur të jetë pjesë e zgjedhjeve dhe nuk ka thelluar krizat, siç ka qenë kriza e vitit 2012 dhe 2013, ku sipas juristit palët kanë patur kontestimet e tyre ku kanë bërë edhe ndryshime në kodin zgjedhor e më tej kanë shkuar në zgjedhje.

Situata për opozitën e vitit 2012, ishte shumë më e vështirë, megjithatë zgjodhi të bëhej pjesë e procesit. U miratuan ndryshimet në kod, në fund të ditës është çështja ke apo s’ke vota. Nëse opozita ka frymë dhe ka vota, hyn në proces dhe i fiton. E njëjta gjë ndodhi në vitin 2013, palët kishin kontestimet e tyre, u bënë ndryshimet në zgjedhje dhe u zhvillua procesi. Është e pavërtetë që proceset kanë ardhur duke u përkeqësuar, të gjitha raportet e demonstrojnë këtë”.

Për juristin Jordan Daci zgjedhjet mund të bëhen praktikisht por jo ligjërisht. Daci thotë se qytetarët do të bënin një shërbim të mirë për vendin nëse do të braktisnin procesin. Ky do ishte mesazhi më i mirë sipas Dacit.

Ligjërisht nuk ka sens dhe nuk ka zgjedhje, praktikisht mund të bëhen. Mendoj se shërbimi më i mirë që mund ti bëjnë vendit qytetarët është që të braktisin procesin. Në vend që ta bënin gjykatat dhe gjykata kushtetuese, ta bëjnë vetë qytetarët duke abandonuar procesin. Ky do ishte mesazhi më i mirë për të gjithë klasën. Për Partinë Socialiste në këtë rast, që mendoj se ka zhgënjyer, ka treguar që në kriza të mëdha, ka patur pjekurinë për të bërë kompromise dhe fatkeqësisht tani është kapur për një datë 30, e cila ka një kosto shumë të lartë për Shqipërinë. Do ishte në nderin e kësaj partie që të hiqte dorë nga kjo datë”.

Në rast se Edi Rama zgjohet nesër në mëngjes dhe thotë se po tërhiqemi nga zgjedhjet, ka mundësi në këto momente Partia Socialiste të tërhiqet nga zgjedhjet? Daci tha:

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”.

Adnor Shameti tha se nuk ka asnjë mundësi dhe hapësirë ligjore për të shtyrë zgjedhjet.

Nuk ka asnjë mundësi, ligjërisht. Opozita pas shpikjes së kinezërisë për djegien e mandateve, daljen nga sistemi, vënia në dyshim e gjithë sistemit politik demokratik, duke krijuar një precedent të paparë në Evropë padiskutim do ketë pasojat e veta dhe do mbahet mend”.

Për juristin Ivi Kaso mazhoranca ka bërë një atentat ndaj sistemit demokratik.

Atentatin më të madh të sistemit demokratik të këtij vendi ja ka bërë mazhoranca aktuale që kur ka vendosur që sovranitetin ta kalojë nga populli te krimi i organizuar. kur ka vendosur që  bërjen e parlamentit të mos e diktojë vota e popullit por krimi i organizuar, këtu fillon atentati kushtetues, kjo është rrënja e të gjithë të këqijave. Ajo që ne themi është të presim rrënjën dhe të ngremë një sistem të ri ku sovraniteti ti kthehet popullit dhe ai parlament të kthehet në një institucion e një vend i nderuar”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono