PS-PD-LSI bëhen ‘një’ për rekomandimin e Komitetit Parlamentar


17:42 | 13/02/2018

Komiteti parlamentar i stabilizim asociimit mes BE dhe Shqipërisë ka miratuar, pas dy vitesh, rekomandimet e përbashkëta të cilat i dërgohen parlamentit europian, komisionit europian si dhe këshillit të ministrave. Këto rekomandime për herë të parë morën votë unanime në Komitet.

Tym i bardhë nga oxhaku i Kryesisë.

Forumi i anëtarëve të Parlamentit europian dhe atij Shqiptar, pas një thatësire dy vjeçare, miratuan me unanimitet dokumentin me rekomandimet e përbashkëta. Lajmin e dhanë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Monica Macovei: “Ky është një lajm shumë i mirë. Më duhet të them që takimi ishte konstruktiv dhe shumë mirë që kemi këtë deklaratë të përbashkët me unanimitet të plotë. Jam e lumtur që shoh zhvillime, sepse tregon që opozita dhe mazhoranca po punojnë së bashku. Besoj fort  që Komisioni Europian do të miratojë vendosjen e një date për hapjen e negociatave. Ne do të lobojmë që Komisioni të votojë në favor të Shqipërisë”.

Arritja e kësaj dakordësie kërkoi shtyrjen e konferencës me mbi 60 minuta, gjë që detyroi kryetaren e këtij Komiteti Parlamentar të nxitojë për të kapur avionin, e bindur se e la takimin ne duart e sigurta të bashëkryetarit.

Me zëvendëskryetaren e Komitetit, Elly Schlein të larguar nga takimi për të marrë pjesë në fushatën që po zhvillon në Itali komiteti në këtë ditë të dytë diskutoi mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR sa i përket reformës zgjedhore. Kryetarja Monica Macovei citoi raportin, ndërsa euro-deputeti Eduard Kukan, foli nga eksperienca.

Sa për pikën e fundit të rendit të ditës, përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe narkotrafikut, Macovei dha një këshillë.

Rekomandimet e komitetit i dorëzohen Parlamentit Europian, Komisionit Europian si dhe Këshillit të Ministrave./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono