PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

08:30 | 23/07/201908:300

Socialistët mbledhin sot në orën 16.00 Asamblenë Kombëtare, që pason analizën e nisur në të gjithë vendin për procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Sipas axhendës së publikuar, fjalën e hapjes do e mbajë Kryeministri, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama.

Më pas anëtarët e Asamblesë do diskutojnë e miratojnë raportin për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në PS, proces të cilit do i nënshtrohen të gjitha strukturat nga qendra në bazë.

Një tjetër pikë e rendit të ditës për diskutim e miratim është udhëzimi për kriteret përzgjedhëse të delegatëve të Kongresit Zgjedhor, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët e KS të njësive administrative dhe kryetarët e organizatave socialiste./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono