PS kërkon koalicion me aleatët: Të bashkohemi për të fituar

14:58 | 12/03/201914:580

Partia Socialiste ka ftuar 25 partitë e majta në vend që të bashkohen për zgjedhjet e 30 Qershorit. Krijimi i një koalicioni shihet si një domosdoshmëri nga kjo mazhorancë pas braktisjes së Kuvendit nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas takimit të thirrur, Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë për shtyp ku njofton se  mbështesin ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë administratës zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Në funksion të kësaj angazhohen për të ndërtuar një platformë të përbashkët për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono