“Provokateur”, Mustafa Nano promovon librin e tij të ri

22:50 | 12/11/201822:500

Gazetari Mustafa Nano ka promovuar librin e tij të ri “Provokateur”, botim i UET PRESS. Një autorrëfim për 20 vite gazetari dhe interpretimi i tij në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro – greke, fenë dhe politikën shqiptare.

20 vite gazetari. Si ka ndryshuar në mendime dhe ide publicisti Mustafa Nano. Të gjitha këto i ka rrëfyer në librin e tij të fundit “Provokateur”. Autori zgjedhur të bëjë rolin e provokuesit dhe të vetëintervistohet, duke e vënë veten në një situatë sa të sikletshme aq edhe komode.

Mustafa Nano, autor i librit “Provokateur”, gazetar: “Është një autointervistë dhe unë kam zbuluar magjinë e autointervistës, duke pasur një formë narcize, kur robi ledhatohet me veten. Mirëpo është një formë komunikimi që të jep mundësinë për tu shprehur, sepse ti nuk je në prani të rrethanës plot befasie që vjen për shkak të faktit që ti nuk e di se ça pyetje do të bëhet. Ti e di pyetjen që do të të bëhet, sepse ia bën vetes.”

Marrëdhëniet shqiptaro-greke, fqinjët tanë, feja dhe politika shqiptare janë temat që e kanë intriguar gazetarin Nano dhe që ka zgjedhur ti trajtojë si një opinionist i lirë.

“Unë jam me tezën që armiqësia ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve fqinjë është e vonë nuk është e hershme dhe nuk është as e përjetshme. Ne duhet të bëjmë çmos që këto armiqësi që kemi patur në 2 shekujt e shkuar, le të themi në rastin më dramatik, ta transformojmë dhe ta kthejme me koke poshtë. ”

“Provokateur” sipas administratorit të UET-së, është një kërkim përtej të zakonshmes.

Henri Çili, administrator i UET-së: “Mustafa Nano ka filluar në vitin 1998 dhe mendoj se ai është individi ose personi me transformimin më të madh ose më të plotë drejt parametrave të një prej firgurave më kryesore, ose pak figurave kryesore të medias shqiptare, të publicistikës politike por jo vetëm dhe një njeri me një kërkim dhe më nje vetelaborim të brenshëm, përtej të zakonshmes.”

Në një ambjent të ngrohtë dhe të rrethuar me gazetarë, publicistë, politikanë dhe miq, gazetari Mustafa Nano promovoi librin e tij të gjashtë, botim i UET PRESS./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono