11:33 | 20/06/2018

Të ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin:

Ditmir Bushati. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme foli rreth hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Siç dihet, Këshilli i Europës pritet të mblidhet në fund të Qershorit dhe vendet anëtare do të votojnë pro apo kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Bushati u shpreh se beson që BE do t’i japë Shqipërisë mundësinë për hapjen e bisedimeve.

Stela Dhima. Psikologia foli në emision rreth vetëvrasjeve, duke marrë shkas nga rasti i fundit, kur Xhafer Mata pasi vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, disa minuta më vonë vrau edhe veten.

Ylli Rakipi dhe Enkel Demi. Botërori erdhi sëbashku me emisionet e shumta në televizionet shqiptare. Pikërisht për këtë ishin të ftuar dy gazetarët e njohur. Ndër të tjeram,Ylli Rakipi shtoi se e gjitha kjo është e lidhur me atë që bëjnë çdo natë të gjitha emisionet politike gjatë gjithë vitit./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono