Protestues nga qytete të ndryshme në Tiranë/Policia regjistron targat

12:00 | 27/01/201812:000

Qytetarët kanë gjetur forma të ndryshme për të treguar se do të bëhen pjesë e protestës së opozitës sapo kanë mbërritur në Tiranë. Ndërkohë që janë pritur nga uniformat blu, të cilat duket se një nga detyrat sot kishte të regjistronte edhe automjetet me protestues që hynin në  kryeqytet.

 

I thirri opozita, i priti policia.  Uniformat blu duket se kanë për detyrë të mbajnë çdo gjë shënim.

Jua kërkojnë drejtuesve të automjeteve e jua përcjellin strukturave më lart.

Dy postblloqe policie presin protestuesit në hyrjen kryesore të Tiranës.

Një pranë terminalit të autobusëve ndërqytetas. Tjetri pranë Zogut të Zi. Aty ku ndalen protestuesit që vijnë nga qytete të ndryshme.

Bardh Spahia: Na ka ndaluar policia edhe gjatë rrugës, por nuk do të na ndalin.

Me mjete personale, apo të organizuar, vetëm apo me përfaqësues të opozitës në krye protestuesit i drejtohen sheshit përpara kryeministrisë.

Pjesëmarrjen në proteste e tregojnë në forma të ndryshme. Arsyen e kanë të njëjtë, megjithëse jo të gjithë ndalojne ta thonë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono