Protestë masive para Radio Televizionit serb, përfaqësues të opozitës i zënë “pritë” Vuçiçit

23:15 | 05/11/201923:150

Radiotelevizioni i Serbisë është përballur me një numër të madh protestuesish mbrëmjen e së martës, në kohën kur atje pritej të mbërrinte presidenti Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë në një emision. Përfaqësues të opozitës i kanë zënë pritë, por pa mundur të përballen drejtpërdrejt me kreun e shtetit serb, i cili ka gjetur një mënyrë alternative për të hyrë në godinë.

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e presidentit, Alleksandar Vucic, ka zgjuar reagime të ashpra. Tri studentë kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtrojë gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz.
Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat.

Boshko Obradovic, “Dveri”: Vuçiç është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politik prej vitesh për përballje.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë.
Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër presidentit. Ora po afrohej 21 kur niste emisioni “Upitnik” ose pikëpyetja. Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioi kishte filluar dhe Vucic theksoi se kishte arritur aty në këmbë.
Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku është intervista dhe si është futur në godinë. Por, një porosi  ia cuan se një gjë është e sigurt.

Boshko Obradovic, “Dveri”: Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion.

Protestat kundër Vuçiç kanë filluar një vit më parë. Por, nuk kanë patur shumë efekt.

Protestuesit thanë se dëshironin dhe i treguan Vuçiç që nuk ia kanë frikën. Presidenti i quajti ata fashist.

Gazetari: Idro Seferi

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono