Protestat, Shehi: Është vetëm fillimi, do rrethojmë institucione të tjera

20:29 | 27/02/201920:290

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi se ky është vetëm fillimi i protestave. I ftuar në emisionin “Byro Politike”, ai tha se demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.

“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë më e rëndë situata. Demonstratat do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.

Shehi komentoi edhe deklaratën e Bashës në protestën që u zhvillua të martën përpara parlamentit, ku i bëri thirrje policisë që të heqë kapelat dhe të arrestojë deputetet në parlament, ose do të ketë edhe mosbindje civile ndaj tyre. Kreu i LZHK-së, tashmë deputet i tërhequr, tha se protestuesit do t’i përgjigjen policisë nëse ata kalojnë vijën e kuqe. Ai theksoi se opozita është e ndërgjegjshme.

“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike. Opozita shqiptare është shumë e ndërgjegjshme. Kemi bërë demonstrata të mëdha dhe s’kemi bërë asgjë. Gjysma e shqiptarëve po ngrihen se i kanë ardh në majë të hundës. Opozita është shumë e ndërgjegjshme. Është e bërë nga njerëz seriozë, të qetë”, tha ai./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono