Protestat në Serbi, opozita paralajmëron Vuçiç

12:30 | 07/04/201912:300

Në tubimin e radhës kundër presidentit, opozita serbe ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiç se është një njeri politikisht i mbaruar. Protestuesit i kanë bërë thirrje atij që të largohet vetë, përpara protestës së madhe të paralajmëruar për më vonë gjatë muajit.

Protesta e fundit para një prove të përgjithshme të protestave kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Opozita serbe ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë protestat e saj pasi kanë kaluar katër muaj qetësie. Protestuesit u mblodhën para qeverisë së Serbisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në paralajmërim se do të shkonin deri tek televizioni privat “Pink”, për të cilin konsiderojnë se mbështet presidentin. Por, kjo nuk ndodhi pasi ishte paralajmërim vetëm si shaka.

Branisllav Lleçiç, aktor dhe aktivist: “Ne nuk duam të kemi incidente dhe dhunë. Ne nuk jemi kundër popullit tonë, por përfundimisht jemi këtu për liri”.

Protestuesit u nisën drejt qendrës së qytetit, të cilën qeverisja e ka mbyllur për të renovuar gjithë sheshin, aty ku dikur niste protesta e opozitës. Ata thanë se politika e Vuçiç nuk do të kalojë dhe rrugës në krye të kolonës dolën liderët e opozitës. Rrethojat e sigurisë i morën me vete dhe u nisën për të rrethuar bashkinë e Beogradit.

Në oborrin e institucioneve, jo larg zyrave të Vuçiç, i çuan porosinë së është i mbaruar dhe se më mirë e ka të ikën vet. Ata i thanë se do të kthehen të shtunën tjetër kur e tërë Serbia do të jetë në Beograd.

Nikolla Jovanoviç, Lidhja për Serbinë: “Ne kemi vetëm një porosi për presidentin, që nuk mund të na bëj asgjë”.

Protestat në Serbi kanë kthyer vëmendjen e opinionit tek përplasjet politike. E vetmja gjë që pritet është nëse serbët do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono