Protestat antiqeveritare në Hong Kong, arrestohet 12-vjeçari

15:36 | 21/11/201915:360

Vazhdojnë protestat në Hong Kong dhe nga momenti në moment numri i pjesëmarrësve sa vjen e rritet. Ajo që bie në sy është kaosi dhe rrëmuja që ka përfshirë qytetin e Hong Kongut. Protestat dhe përplasjet me protestueve dhe policisë ka qënë të dhunshme duke sjellë edhe arrestimin  e shumë prej tyre.

Së fundmi një 12-vjeçar është dënuar në lidhje me protestat antiqeveritare të Hong Kong.

Fëmija, i cili nuk është identifikuar, u arrestua kur shkoi në shkollë pas demonstratave në tetor.

Ai pranoi se kreu vepra penale duke bërë shkrime me spray në muret e një stacioni policor dhe në një stacion metroje.

Pritet që dënimi për 12-vjeçarin do jepet muajin tjetër. Siç bëht e ditur nga njoftimi i policisë deri më tani janë arrestuar më shumë se 5000 persona që nga fillimi i protestave në qershor.

Një pjesë e kondsiderueshme e të arrestuarve ishin midis moshës 12 dhe 15 vjeç, edhe pse kjo është hera e parë që një prej tyre dënohet.

Prokurorët thanë se fëmija shkroi parulla të tilla si “policë të mallkuar mashtrues” dhe “asgjësim hyjnor, Hong Kongu i lirë” në muret e Stacionit Policor Mong Kok dhe stacionit të Prince Edëard MTR më 3 tetor.

Në momentit kur fëmija është është nisur për në shkollë oficerët kanë bërë një kontroll në banesë ku ju gjet boja e zezë. Avokatja e djalit, Jacqueline Lam, ka kërkuar që fëmijës ti jepej edhe një shanc sepse ai është vetëm 12-vjeç. “Unë i kërkoj gjykatës që t’i japë një shans,”-tha ajo. “Në fund të fundit, ai është vetëm 12 vjeç.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono