Protestat/ Aleatët e PD-së: S’duam të sjellim në pushtet Bashën

20:40 | 04/02/201920:400

Opozita ka paralajmëruar për protestë masive më 16 Shkurt, e cila do të mbahet përpara Kryeministrisë. Aleatët e Bashës sonte në studion e emisionit “Byro Politike”, kanë komentuar se ç’ kërkon opozita me zgjedhje tranzitore. Nga radhët e LSI-së ishte deputetja Klajda Gjosha e cila u shpreh se protestat opozitare do të arrijnë kulmin më 16 Shkurt.

Gjosha: “Besoj që nuk protestat nuk kanë nisur në 4 Shkurt, por është një valë protestash që ka filluar prej muajsh dhe do donim që të kulmonte në 16 Shkurt. Protesta ka nisur me Unazën e Re dhe ka qënë një nga skandalet më të mëdha. Qëndresa e qytetarëve atje është për t’u lavdëruar.

E dyta është protesta e studentëve dhe ka qenë një protestë pozitive. Opozita është aty për të mbështetur kur ata qëndrojnë fort. Qytetarët nuk kanë frikë ndaj një lideri autokrat, që ka në kontroll të gjitha llojet e pushteteve. Qytetarët qëndrojnë fort dhe ky është makthi më i madhe që ka Kryeministri. Opozita është në rrugën e duhur dhe vendi ka nevojë për një alternativë. Kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeveria trazitore për t’i dhënë vendit alternativë dhe shpresë”.

Ndërsa Dashamir Shehi u shpreh se nuk po kërkojnë protesta për të sjellë në pushtet Bashën.

Shehi: “Nuk po bëjmë fjalë për të larguar drejtorin e ambulancës, por po largojmë Kryeministrin. Një lloj pregatitje duhet për këtë punë dhe jo vetëm për organizimin e njerëve por ne duhet t’u themi njerëzve se ku pos shkojnë dhe çfarë iu ofrojmë. Ne duam t’i sqarojmë njerëzit. Kjo protestë shërben për njerëzit dhe duhet t’u themi çfarë bëhet pas kësaj dite. Ne nuk po rrëzojmë zotin Rama për të venë zotin Basha. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet t’ua bëjmë të qartë. Ne nuk do e rrëzojmë Ramën për një qeveri tranzitore. Ne duam që të ofrojmë zgjedhje të lira, të largojmë bandat kriminalë, oligarëktë që zgjedhjet të mos bëhen më me pistoletë tek koka. Të krijohet një klimë e re dhe zgjedhet të bëhen të lira dhe shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin këtë të duan. Mund të zgjedhin sërish zotin Rama, ose Dukën, ose Shehin ose Bashën”.

Duka: “Ne gjithmonë në takime me Bashën kemi këmbëngulur për rregullimin e Kodit Zgjedhor. Basha në këtë rast nuk e mbajti fjalën, sepse gjithë kohën po artikulon do shkojmë pa Ramën në qeversije ndërkohë që nuk po fol për Kodin Zgjedhor.

Protestat janë të kuptueshme se populli po zien dhe është një kazan që po vlon dhe jo kazan mediatik sikur thotë Rama. Nuk po mendojmë shumë për alternativën, por në radhë të parë duhet të ikë Rama”.

Ndoka: “E para se duhet të jemi të qartë që opozita ka pasur përballje të vazhdueshme me mazhorancën. Beteja e parë është se Basha e ka rraf Ramën në mënyrë të barabartë si kryetar bashkie. Basha e pastroi politikën shqiptare si në Parlament, ashtu edhe në bashki. I bëri një shërbim të jashtëzakonshëm vendit. U fut në një marrëveshje me një fushë të minuar, sepse Rama e kishte pregatitur vendin për t’i fituar zgjedhjet. Ne dolëm të traumatizuar nga ato zgjedhje. Kjo u vërtetua edhe pse Basha e tha, por asnjë nuk e besoi”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono