Protesta tek “Unaza e re”, protestuesit përplasen me policinë

18:22 | 19/11/2018

Banorët e Unazës së Re dolën sërish në protestë pasditen e sotme, për të kundërshtuar zbatimin e projektit për zgjerimin e kësaj unaze. Në protestën e cila zgjati rreth 2 orë, banorët u përplasën me forcat e policisë.

Pasditja e së hënës mblodhi sërish në protestë banorët e zonës së Unazës së re që preken nga projekti për zgjerimin e saj.

“Dëmshpërblim cent për cent”.

Vetëm 30 minuta më vonë, protestuesit rrëzuan gardhin me hekura dhe zmbrapsën kordonin e policisë së shtetit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia shoqëroi disa persona, ndërsa banorët bën thirrje për lirimin e tyre.

“Policia më ka marrë edhe djalin edhe nipin. Të na kthejne djemtë tanë”.

Një mesazh ia dërguan kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Kërkesa ime është që Afrim Qendro nëse ka frikë unë i dal garant lë të vijë të na sqarojë, si është projekti kush preket dhe pse preket?”

Për rreth dy orë banorët vijuan protestën.

“Edi Rama o legen shpijat tona nuk i shemb”.

Kërkesa mbetet e njëjtë prej 16 ditësh.

“Shpronësimi bëhet sipas ligjit, jo lëmoshë. Thirrje faktorëve politikë të ndërhyjnë, sepse situata është e tensionuar, nuk mund të flaken banorët në rrugë ta harrojë Edi Rama dhe mashtruesit e tjerë”.

Deputetë demokratë ishin pjesmarrës në protestë, të cilën banorët në mbylljen e saj rreth orës 19:00 njoftuan se do ta vijojnë sërish të nesërmen në të njëjtën orë. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono