Protesta të dhunshme në Francë pas ndalimit të një femre me shami


15:09 | 17/04/2018

Pas protestave të dhunshme në Tuluzë të Francës, policia franceze njoftoi se ka arrestuar 18 persona. Ato akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

18 persona janë arrestuar në sajë të përleshjeve në Tuluzë, pas dhunës që ishte regjistruar të dielën: kjo është njoftuar nga prefektura e qytetit francez, që saktëson se u është vënë zjarri 24 automjeteve. Protestat e dhunshme vijnë pas tensionit që u shfaq të dielën e kaluar, pas ndalimit të një femre me shami, e cila kishte refuzuar kontrollin nga policia.

Femra, sipas një burimi të drejtësisë franceze, është ndaluar për rebelim dhe kundërshtim të autoriteteve publike.

“Policia është angazhuar dhe ka kryer arrestimin e 18 personave për aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës me zjarr”, ka bërë të ditur prefekti Pascal Mailhos.

Rrugët “Reynerie” dhe “Bellefontaine”, të dyja të klasifikuara si zona sigurie me prioritet, janë akse kryesore e përleshjeve mes grupeve të rinjsh me forcat e rendit.

Përleshjet e dhunshme u regjistruan gjatë orëve të vona të së hënës. Policia ishte objekt i goditjeve me sende të forta nga grupet e përbëra nga 40 protestues. Forcat e rendit atyre iu përgjigjen me gaz lotësjellës. Gjithashtu në ndihmë të policisë erdhi dhe një helikopter i xhandarmërisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono