Protesta te “Astiri”, Patozi: Opozita mbërriti me vonesë aty

20:30 | 05/12/2018

Sipas Astrit Patozit, opozita e sotme nuk frymëzon. I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Patozi foli për protestën e banorëve të “Astirit”. Ai tha se opozita ka arritur me vonesë aty dhe kërkon që ta përdorë si “karburant” për zgjedhjet e ardhshme.

“Opozita nuk është iniciatore e kësaj proteste. Protesta ka lindur nga banorët për një hall konkret. Banorët tek “Astiri” apo Unaza së Re nuk janë ngritur për mënyrën si qeveris qeveria apo për korrupsionin që pretendohet se ka tek Unaza e Re, janë ngritur që të mos u prishen shtëpitë e tyre. Ata janë në të drejtën e tyre legjitime. Është shumë sensitive halli i tyre. Opozita ka mbërritur me vonesë aty, dhe ka mbërritur njësoj si gjuetarët që dalin në mëngjes që të gjejnë ndonjë shpend rrugës, dhe ka gjetur një grumbullim dhe ka shkuar që të mbajë veten me karburant deri sa të vijnë zgjedhjet e radhës, duke vazhduar një lloj politike anemike. prandaj  Opozita sot nuk frymëzon. Nuk shtohen njerëzit te protesta e “Astirit” as kur është Lulzim Basha dhe as kur është Klevis Balliu”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se Lulzim Basha ka dështuar në premtimet e tij për të rrëzuar qeverinë. Sipas Patozit, kur opozita shkoi në protestën e Kukësit e shoi atë.

“Historia ka treguar që Basha ka dështuar në dhjetëra raste në premtimet e tij për të rrëzuar qeverinë apo për të mbajtur një revoltë popullore. Protestat janë një mesazh shumë i mirë për shoqërinë shqiptare që do të thotë se po reagojnë madje më mirë se opozita sepse janë të vërtetë”, tha ai.

“Protesta duhet të jetë e sinqertë. Në rast se ajo që thotë opozita që qeveria është në grahmat e fundit dhe kjo është një qeveri e korruptuar dhe kjo është e vërtetë dhe njerëzit kanë kthyer sytë te opozita si shpresë atëherë askush nuk mund të presë që njerëzit të ngrihen vetë që të shpresojë se kjo qeveri mund ta ndjejë reagimin. Një opozitë anemike e ka këtë problem dhe është në gjuetinë e popoullit. Kërkon që të gjejë grumbuj njerëzish dhe të thotë jam me ju. Kjo nuk është kauza. Opozita shkoi në Kukës dhe e shoi protestën. Kur nuk ishte opozita protesta kukës, qeveria u tërhoq nga disa vendime”, u shpreh më tej Patozi./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono