Protesta te “Astiri”, Belina Budini: Problem mbarëshqiptar

22:35 | 04/12/2018

Sipas drejtueses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit në UET, Belina Budini, problemi i banorëve të “Astirit” është mbarëshqiptar. Ajo ishte e ftuar në ABC News në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ku hoqi një paralele mes kësaj proteste në Shqipëri dhe asaj në Francë.

“Janë dy kontekste të ndryshme dhe duhet t’i bëjmë dallimet. Çështjet këtu janë më madhore dhe interesat e qytetarëve janë më të thekshme, të prekshme dhe konkrete për t’u mbrojtuar nga ana e tyre. Nga ana tjetër unë vërej që ka përputhje, ose kalke, paralele që mund të ndërtojmë ndërmjet dy protestave. Francezëve nga zonat rurale u është thënë nga sistemi, u është diktuar, u është imponuar që të shkojnë në zonat rurale sepse atje jetesa është më e përballueshme dhe ky njihet si një lloj diktati. Teksa jetojnë atje u është bërë e detyrueshme që të kenë një makinë me karburant dhe do duhet që distancat t’i bëjnë me makinë dhe janë të penalizuar në këtë mënyrë më shumë sesa ata që jetojnë në zonat urbane. Është kjo paralelja që dua të bëj. Është ky trajtimi me përçmim që ata duket shumë delikate për kontekstin tonë si imponim ndaj sistemit. Aty ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është çështja e pronës dhe e jetës së këtyre individëve. T’i përçmosh ata, të vish dhe t’u bësh agresion, në sensin që t’u bësh fakt të kryer një paralajmërim pa një strukturim, planifikim të qartë si duhet të përgatiteshin ata për t’u larguar nga shtëpitë dhe tani ke fadromat, sigurisht kjo është çështje e të drejtave njerëzore. Nuk është puna t’i ngremë elozhe paligjshmërisë sepse aty ka kontekst paligjshmërie. Ky nuk është problem vetëm i njerëzve të “Astiri”, por problem mbarëshqiptar. Është i pronësisë në tërësi”, u shpreh Budini.

Përsa i përket, portestës së “Jelekëve të verdhë” në Francë, Budini u shpreh se ka pasur një ndjeshmëri të gjerë dhe nuk është e motivuar nga organizata apo koorporata të ndryshme.

“Është një protestë që po shikohet që ka ndjeshmëri të gjërë. Nuk është e motivuar nga një koorporatë e caktuar, as nga ndonjë organizatë e caktuar, por nga sindikatat. Është frymëzim thjesht  për transportin personal. Çdo njeri që ka një makinë në Francë e ndjen për detyrë, bëhet pjesë dhe sondazhet tregojnë që përqindja e përkrahjes së kësaj lëvizje është shumë e lartë. Mbi 69% e francezëve janë pro kësaj lëvizje. Nisi në rrjetet sociale, por tani ka fituar terren është bërë dhe përhapur gjithkund”, u shpreh ajo./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono