Protesta në Unazën e Re, policia arreston 3 persona

11:28 | 10/10/201911:280

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

– S. D., 56 vjeç;
– G. Sh., 54 vjeç;
– I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Avokati: “Organizim i paligjshëm i protestës, pjesëmarrje dhe prishje e qetësisë publike. Është kryer arrestimi në flagrancë pritet gjykata për të vlerësuar ligjshmërinë e këtij arrestimi”.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono