Protesta, marshim me simbole, flakadanë e thirrje: Xhafaj ik!


17:18 | 26/05/2018

Për rreth dy orë, qytetarë të thirrur nga opozita protestuan sot në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Pas marshimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në fjalimin  përpara Kryeministrisë, Lulzim Basha kërkoi largimin e qeverisë, të cilën e akuzoi se ka braktisur shqiptarët dhe është vënë në shërbim të krimit e drogës.

 Mesazhet nisën nga rrethet, të ekspozuara tek makinat me protestues nga Vlora drejtuar për në Tiranë.

Në kryeqytet, simbolikat nisën prej orës 9:30 minuta nga Sheshi Skënderbej dhe vijuan çdo 30 minuta te Ministria e Brendshme, te Hotel Dajti me mesazhin kryesor të protestës.

Për të kulmuar me satirën përballë Kryeministrisë ku aktori kryeministër zhvillonte intervista pune për vendin e ministrit të Brendshëm.

Kryedemokrati Lulzim Basha doli nga selia blu në orën 11 pa dy minuta, për t’iu drejtuar  Ministrisë së Brendshme nga Bulevardi Bajram Curri, ku ishte pikë-takimi me protestuesit, të cilët menjëherë iu drejtuan Kryeministrisë me pankarta në duar kundër krimit, drogës dhe pushtetarëve të lidhur me të. Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” flamujt e kësaj të fundit dhe ato kuq e zi.

Mikrofonin e mori prijësi i protestës, kreu i demokratëve Lulzim Basha.

“Ne besojmë tek liria, ne besojmë tek demokracia, besojmë tek shteti i së drejtës, si europianë.

Ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve.

Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

ne jemi këtu për t’i treguar Perëndimit se qeveria bizantine që sot sundon ndër ne nuk përfaqëson popullin, nuk përfaqëson aspiratën e shqiptarëve.

Problemi që ka sot Shqipëria nuk është problem i marrëdhënieve opozitë-qeveri. Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është rënia e shtetit të së drejtës, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, është shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

 Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret. Pushteti nuk buron nga vota, por nga paraja.

Pushteti nuk buron nga vullneti i njerëzve të lirë, por nga forca e dhunës. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga vetëdija qytetare por nga mashtrimi dhe gënjeshtra qeveritare. Në këtë sistem, pushteti nuk buron nga politika, por nga pazaret. Nuk jam këtu për të zaptuar, nuk jam këtu për të qënë mbi ju. Jam këtu për të marrë kurajo dhe për të ju dhënë kurajo. Për të qënë një nga ju! Për të qënë bashkë me ju”

Protestën i ftoi ta vijonin me marshim drejt sheshit Nënë Tereza, për t’u kthyer sërish drejt Kryeministrisë, por ndërsa Lulzim Basha mori kthesën drejt selisë blu tek kryqëzimi tek Parku Rinia, protestuesit vijuan rrugën drejt sheshit Skënderbej, ku situata u përshkallëzua mes protestuesve dhe punonjësve të rendit.

Kryetari i Partisë Demokratike nga selia iu drejtua pikës së nxehtë të protestës e cila vijonte edhe me mbështetjen e deputetëve të kësaj force politike, për të thirrur protestuesit të ndalonin aksionin.

Lulzim Basha me një gjest tërhoqi protestuesit, disa prej të cilëve edhe pse u bindën shfaqën shenja mosdakordësie dhe i drejtoi tek selia e Partisë Demokratike, ku edhe i falenderoi.

Protestuesit dhe simpatizantët demokratë nuk u larguan nga selia blu, derisa kreu i demokratëve Lulzim Basha u largua për t’iu drejtuar Spitalit të Traumës për të vizituar të lënduarit. /abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono