VIDEO/ Protesta kundër Vuçiç në Tiranë, aktivistët e LVV përplasen me policinë

17:18 | 20/12/201917:180

Ndërsa në hotel Rogner ka nisur takimi mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit maqedonas Zaev  në kuadër te Mini-Shengenit, në Bulevard protestojnë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dega Tiranë. Protesta ka nisur direkt me përplasje pasi policia i ka shtyrë dhe larguar disa metra larg protstuesit, në mënyrë që thirrjet e tyre të mos degjohen në Rogner.

Samiti

Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në hotel ‘Rogner’ në një takim informal dhe më pas marrin do marrin pjesë në eventin e bamirësisë ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Nesër ata do të inspektojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe më pas do të zhvillohet Samiti i tretë i cili fillon në orën 10:00 të paradites.

Në orën 12:00 të ditës së nesërme do të ketë takim mes delegacioneve ndërsa pjesë e Samitit do të jetë dhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç i cili vjen nesër në mëngjes në Tiranë. Sipas axhendës, në orën 13:15 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp për të shpalosur konkluzionet e këtij samiti.

Këtë samit e ka refuzuar gjithë faktori politik në Kosovë. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono