Protesta, Gjykata e Kukësit: Nesër në orën 9:00 jepen masat e sigurisë

12:16 | 03/04/2018

23 të ndaluarit në Kukës, pas protestës së dhunshme të zhvilluar të shtunën paradite në Rrugën e Kombit, do të dalin nesër në orën 9.00 para Gjykatës së Kukësit për masën e sigurisë. Ndërsa familjarët e tyre jashtë gjykatës thonë se të afërmit e tyre mbahen padrejtësisht në burg.

E mërkura do të jetë vendimtare për fatin e të ndaluarve pas protestës për Rrugën e Kombit. Në mëngjes herët, pritet të jepet masa për 23 të arrestuarit. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën në Gjykatë.

Nga burime jo zyrtare mësohet se për disa prej tyre, organi i akuzës ka kërkuar masa më të zbutura sigurie, ndërsa për disa të tjerë masën “arrest në burg”. Ndaj personave të ndaluar rëndojnë dy akuza.

Familjarët prej ditësh rrinë dhe presin jashtë gjykatës.
Kërkojne lirimin e të afërmve. Ata pretendojnë se nuk janë të përfshirë në akte dhune.

Ndërkohë 23 të arrestuarit vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate të kryeqytetit, që prej mëngjesit të së dielës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono