Protesta e Unazës së Re, banorët kërkojnë anulimin e projektit

22:42 | 10/10/201922:420

Banorë të shumtë të Unazës së Re protestuan paqësisht për rreth 60 minuta. Përfaqësues të partisë Demokratike kërkuan që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, por të jetë në mbrojtje të banorëve.

Protesta e Unazës së Re e njoftuar për t’u mbajtur mbrëmjen e së enjtes kaloi pa incidente. Banorë të shumtë të  cilët preken nga zgjerimi i projektit të Unazës së Re dhe devijimi i lumit të Lanës kërkojnë anulimin e këtij projektit, pasi mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhme.

Ish-deputetit i PD, Kelvis Balliu, kërkoi që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, duke kërkuar që uniformat blu të jenë në mbrojtje të banorëve. Lutfi Kastrati, bashkë me banorë të tjerë të Unazës së Re, kërkojnë që problem i tyre të zgjidhet njëherë e mirë, pasi ata nuk janë pushtues por taksapagues.

Pas rreth 60 minutash, protesta përfundoi paqësisht, duke mos u shënuar asnjë incident. Nuk mund të thuhet  e njëjta gjë për protestën e zhvilluar në mesditë para drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo revoltë e banorëve të Unazës së Re ishte reagim pas prangosjes nga uniformat blu të Ilir Kataraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda.

Ish-deputetë te opozitës, ishin në mbështetje të banorëve të Unazës, të cilët akuzuan kryeministrin Rama për ashpërsimin e Kodin Penal. Banorët e Unazës së Re deklaruan se protesta e tyre do të vijojë pavarësisht veprimeve të policisë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono