Protesta e studentëve, Lakna: Nisje e një cikli të ri për jetën universitare

19:54 | 09/12/201819:540

I ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori ishte Bislim Lakna, një nga studentët e protestës që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit.

“Në çdo lloj vendi kanë qenë studentët ata që kanë sjellë ndryshimet e mëdha. Faj kanë të gjitha partitë politikë që kanë qenë pjesë e sistemit. Realizimi i kërkesave do të silltë ndryshime zinxhirore.”

I pyetur nga gazetarja Milori nëse në këtë protestë ndihet tensioni politik, studenti u shpreh se ka pasur tentativa për ta drejtuar atë drejt Kryeministrisë.

“Ndjehet presion serioz brenda protestës pavarësisht se kanë pasur të pamundur ta kanalizojnë protestën. Janë kufizuar vetëm në drejtimin e parrullave dhe jo protestës. Kishte një tentativë për ta drejtuar atë drejt kryeministrisë, por dështoi. Është komplekse se personat e përfshirë janë edhe studentë.”

Gjithashtu Lakna tregoi se ku ndodhej protesta në mes të të gjithë këtij presioni politik.

“Nuk po humbet rast asnjë nga dashakeqësit e partive për të krijuar presion për të njollosur më nje retorikë të tillë, por është boshe.”

Ndërsa për ftesën e kryeministrit Rama, ai u shpreh se dialog ka vetëm kur ekzistojnë negociatat dhe se ata nuk kishin gjë për të negociuar.

“Zakonisht dy palë ulen në dialog për të negociuar. Por nuk kemi çfarë të flasim, ai korrupsionin e identifikoi vetë. Meqë i njeh problemet le të urdhërojë me alternativat për zgjidhjen. Ne nuk kemi asnjë gjë për të dhënë apo marrë nga ai, përveç plotësimit të kërkesave.”

Studenti i ftuar në studio tregoi dhe për prezencën e ministres Nikolla në protestë dhe tensionet e ditës së sotme ndërmjet disa protestuesve dhe pedagougut që u përzu nga ata.

“Edhe tentativa e ministres për të takuar studentët ka një tendencë si një show mediatik. Ne na duhet një ministre që vjen për të zgjidhur problemet që kemi.
Pedagogun nuk e përzunë studentët por militantë të forumit PD-LSI, madje u denoncuan me foto. Aty flisnin si studentë të pavarur. Profesori nuk u la as të flistë, u përzu para se të kishte mundesinë të shprehej.”

Gjithashtu u diskutua për faktin se protesta ishte pa kryetar dhe përfundimin e afatit të dhënë nga studentët.

“Gadishmëria e masës së studentëve për të qëndruar aty deri në plotësim të kërkesave e ben irelevantëve menyrën se si realizohen prapaskenat. Nuk me duket sikur po krijon një problem me boshtin e protestës. Nuk e di nëse ky afat do rezultojë me ndonjë përshkallëzim, por do vendoset aty në masën e studentëve. Qeveria dhe ministria jane vënë në pozita mbrojtëse.”

Së fundi Lakna foli dhe për nëse synohet një bashkim me protestuesit e Unazës së Re dhe çdo të ndodhë nëse nuk plotësohen kërkesat.

“Nuk mund të flas në emër të protestës. Ndjeshmëria që kuptoj nga masa e studentëve është se do të qëndrojmë besnik ndaj ideve tona. Pjsesa me e madhe solidarizohet me banorët. Nuk e di nëse mund të bashkohen protestat, solidariteti është shumë më i rëndësishëm se plus 200 persona.
“Nisja e një cikli të ri në jetën universitare do të jetë një ndryshim disi i kënaqshëm. Deri në një zgjidhje politike që garanton riformulimin e ligjit për arsimin e lartë. Derisa një univeristet më cilësor të jetë i mundur.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono