Protesta e opozitës, opinionet e analistëve në studion e ABC News

12:28 | 17/02/2019

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar mbrëmë në studion e ABC News nga disa analistë të ftuar. Ata u bashkuan në qëndrimin për masivitetin e protestës. Por kanë opinione të ndryshme lidhur me aktet e dhunës nga protestuesit apo përmbushjen e pritshmërive të kësaj proteste.

Artan Hoxha: Ata që lexojnë protestën me trurin e tyre dhe jo diku gjetkë kuptojnë që ata njerëz që sot ishin në shesh janë vetëm maja e ajsbergut e një piramide shoqërore që shprehet përmes tyre. Vjen një njeri mund të ketë 70 veta fis mbrapa, njerëzit e delegojnë mesazhin e tyre përmes atyre që kanë mundësi të vijnë. Masiviteti dhe qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e protestës janë mesazhi që duhet të lexojë çdo njeri, qoftë politika, qoftë gazetar, qoftë analist, qoftë çdo shqiptar. Ky është mesazhi. Shoqëria në mënyrë masive është tashmë jo vetëm e pakënaqur jo vetëm në mëri, por deri në urrejtje. Nuk ka pasur opozita shqiptare plan për të përdorur dhunën e asaj fuqie që ishte sot. Qeverisë i interesonte të vërtetonte atë që akuzoi që në fillim se opozita është përgatitur për dhunë.

Artan Hoxha: 21 Janari nuk u përsërit sepse reagimi i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës nuk ishte si ai i 21 Janarit. Ata zgjodhën midis dy të këqijave të keqen më të vogël. Pra dëmet materiale sado të mqëdha qofshin janë të rekuperueshme, jetët njerëzore nuk janë të rekuperueshme. Vura re një grup njerëzish pothuajse afërsisht pesë më shumë apo pesë më pak, pothuajse aq ishin sepse nuk dua të përfshij në një përfshirje aq të madhe njerëzish përqindja e tyre ka qenë minimale në krahasim me numrin e madh, por çfarë ndodhi. Aty pati fillimisht një përplasje fizike. Policia thjesht kishte krijuar një kordon. U godit me mjete të forta, kryesisht, drunj, shkopinj që dukeshin që në momentin që erdhën, pankartat ishin shumë të vogla, shkopinjtë ishin shumë të mëdhenj. Së dyti tek hyrja e kryeministrisë u hodhën lëndë djegëse, bomba molotov.  

Alfred Lela: Numrat e tregojnë një histori gjithmonë dhe historia që treguan numrat është që zemërata popullore është kanalizuar, njerëzit janë vetëdijësuar. Protesta dhe jo mitingjat perse siç jemi mësuar të shohim mitingjet me shumë zhurmë, me shumë fjalime. Kjo protestë i caktoi vetes një stacion tjetër. I dha kryeministrit një shenjë. Stacioni është e enjtja. Premtimet për protesta janë si premtimet për të bërë ndryshime vijnë në qeveri. Të thuash që do e rrëzoj me 16 është si të thuash që do i hap Shqipërsië 300 mijë vende pune. Lajmi i mirë është që njerëzit nuk u vranë, lajmi i mirë ishte që njerëzit dolën, protestuan.

Preç Zogaj: Duhet të biem dakord dhe të kuptohemi me njerëzit. Retorika politike nganjëherë shtron pritshmëri që synojnë të nxisin publikun, pjesëmarrjen. Nuk ka ndodhur që të bien qeveritë me protesta që organizon opozita. As në Shqipëri, dy herë që është shkurtuar mandati i qeverisjes ka ndodhur nga reolta popullore, situata të jashtëzakonshme, protestat e sindikatave të pavarura të minatorëve, në 97’ ishte protesta e kreditrëve që kishin humbur paratë në firmat piramidale. Opozitat i kanë shfrytëzuar këto momente, por nuk kanë qenë ata protagonistët. Një protestë e thirrur nga opozita, pavarësisht se aty thuhej që opozita e thirri, por nuk e drejtojmë ne, kishte një lloj kakofonie, por në thelb e thirri opozita dhe e mbylli, këtë arrin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono