Protesta e 13 Majit, gjykata liron 7 të arrestuar

14:15 | 16/05/2019

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 5 persona që morën pjesë në protestën e 13 Majit, ku u shënuan disa incidente. Për dy persona të tjerë, u vendos masa “arrest shtëpie”.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lerë në masën e sigurisë detyrim paraqitje pesë protestues të opozitës nga tubimi i fundit në datë 13 Maj, ndërsa dy të tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie. Në protestën e 13 Maj u shënuan disa incidente, ndërsa në total numri i të proceduarve ishte 22 persona.

Gjykata penale e Tiranës liroi nga qelia të gjithë të arrestuarit pas protestës së opozitës në Tiranë në 13 Maj. Me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” u liruan 5 nga 7 të arrestuarit. Ata janë Arelien Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa për të dy të arrestuar të tjerë, Dritan Kuka dhe Qazim Nazeraj  gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi ”.

Sipas deputetit të dorëhequr të partisë demokratike, Flamur Noka, prokuroria po përdoret nga kryeministri, pasi po shpik prova ndaj të pandehurve. Të shtatë personat akuzohen për  akte dhune dhe kundërshtim të forcave të policisë. Ndërkohë që në total u proceduan nga uniformat blu, 22 protestues, të cilët goditën me sende të forta dhe bombë Molotov, Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe atë të Policisë së Shtetit./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono