Protesta, Bojaxhi: Nuk ka ndonjë gjë të keqe të dialogosh me kryeministrin

20:54 | 17/12/2018

Gjergj Bojaxhi ishte i ftuar në “Byro Politike” këtë të hënë për të folur rreth protestës së studentëve. Gjatë diskutimit që pati me një nga studentët e ftuar në studio ish-politikani bëri thirrje që studentët nuk kanë pse kompleksohen nga partitë politike. Sipas tij nuk ka gjë të keqe nëse dialogon me kryeministrin.

Gjergj Bojaxhi: Në shoqëri ndryshimet nuk ndodhin thjesht nga vendosmëria e disa njerëzve, ndodhin  dhe nga bashkimet e interesave në kuptimin publik. Ajo që unë po thoja është se nuk keni pse kompleksoheni as nga PD, as LSI as nga PS. Ky kryeministër që ju thoni ju komplekson në zgjedhjet e mëparshme me zotin Basha. I dha më shumë ministra PD për zgjedhje dhe dmth ky njeri që sot shan Bashën deri dje bëri marrveshje me të.

Studenti: E kupton ku është diferenca. Ne nuk bëjmë pazare. Ata bëjnë pazare.

Gjergj Bojaxhi: Çdo fjalë që thotë tjetri nuk mund ta marrësh si një gjë tjetër dhe të përgjigjesh. Në këtë mes unë nuk po përmend fjalën pazare. Unë nuk po flas për pazare. Sa herë unë kam folur diçka ju keni marrë një fjalë tjetër se doni të bëhet fjalë për pazar. Shoqëria njerëzore ka ecur përpara kur njerëzit dinë të bashkojnë interesat e momentin në kuptimin publik të fjalës dhe duke u bashkuar bashkë, njëherë me një palë njëherë me një tjetër arrihen gjërat. Ajo që unë po thoja është që mos u kompleksoni dhe ju nuk keni pse kontrolloni teserat e gjithkujt që vjen në protestë.. Dilni dhe qëndroni konsistentë. Nëse ju jeni kështu le të vijë kushdo qytetarët përtej zhurmës së mediave dhe televizioneve do ta ndjejnë që jeni të vërtetë dhe do t’ju mbështesin ose jo. Këtë doja ta saktësoja sepse dua që ju të jeni sa më të suksesshëm dhe të bashkohen sa më shumë qytetarë. Që të ndodhë kjo ka nevojë të dilni përtej frikës që nuk keni përfaqësi, që ne nuk duam të bashkëpunojmë me askënd. Nuk është e mundur që një qytetar, qoftë edhe unë personalisht të pranojë argumentin që nuk çoj përfaqësi sepse kryeministri e blen. Unë nuk e di çfarë do të thotë që kryeministri ju blen. Ju blen ju kryeministri juve se unë nuk e besoj që ju blen. E blen Julin? Unë di një gjë që është e pamundur në shoqërinë ku unë jetoj të mos ketë midis nesh njerëz që nuk janë për pazare.  Sfida jonë si shoqëri është që brenda vetes tuaj të zgjidhni ata njerëz që do jenë të vërtetë në këtë betejë për t’iu përfaqësur. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe të dialogosh me kryeministrin, por ama se çfarë të dialogosh është më e rëndësishmja.  Dhe nëse ai po bën show politika nuk është statike. Nuk është që në një skenë boksi njëri gjuna dhe tjetri rri. Shkoni dialogoni dhe nëse ai bën show bëni dhe ju show. Tregojuni qytetarëve se sa fallco është, por nëse dikush thotë nuk dua të dialogoj më duket e çuditshme.

Studenti: Dalja jonë në protestë, përgjigjet që na jep kryeministri, kërkesat me shkrim që dërgojmë janë komunikim, janë dialogu. Kryeministri këtë e ka propagandë për të na kompleksuar. Në tavolinë ulen ekspertët. Pikat mbi i i vendosin ekspertët. Ai është piktor ne studentë. Asnjë nga ne nuk e ka atë kualifikim që të hartojë ligje dhe projekte që të llogarisë si bëhet GDP 5%.

Gjergj Bojaxhi: Zoti Rama po loz. Siç po loz dhe opozita. Çështja është si do ta nxjerrësh jashtë loje. Asnjëherë nuk do dalin më shumë njerëz në rrugë se sa janë në rrugë.

Studentët protestojnë prej 14 ditësh. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Rama gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje për dialog, mirëpo studentët e refuzojnë. Sipas tyre çdo grup i vogël do ndikohej nga qeveria./abcneës.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono