Protesta, Boçi: Qëllimi është anulimi i ligjit për arsimin e lartë

21:49 | 26/12/2018

“Thelbi i gjithë protestës së studentëve është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë”.

Opozita vazhdon t’i qëndrojë mendimit se qëllimi i protestës së studentëve është anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në ABC News dhe tha se tashmë është koha për të marrë përgjegjësi. Ai shtroi pyetjet nëse do ishin bërë VKM-të e qeverisë nëse nuk do dilnin studentët të protestonin.

“Duhet të ishim në periudhën e marrjes së përgjegjësive. Pjesa e dialogut që Rama e kërkon ka mbaruar. Tani është marrja e përgjegjësive. Këto janë premtime që janë rithënë dhe nuk duhet të dalë e të thotë po bëj detyrat e mia që duhet t’i kishte bërë më parë. Këto VKM do bëheshin po mos të dilnin studentët në protestë? Burimi i përgjegjësisë është ligji i arsimit të lartë. Rama është munduar që përplasjen e studentëve me qeverinë ta impostojë si përplasje me pedagogët dhe universitetet. Pedagogët e kanë mbështetur kauzën e studentëve. Ato abuzimet janë thjesht për televizion se nuk është rektori ai që vendos për shpenzimet por bordi i Administerimit dhe bordi përbëhet më së shumti nga anëtarë të Ministrisë së Arsimit”, u shpreh Boçi.

Përsa i përket Vettingut akademik, Boçi tha se kjo duhet realizur nga trupa akademike dhe të mos bëhet politikisht.

“Jam dakord sepse kjo gjë rrit cilësinë e punës kërkimore dhe shkencore. Nuk pranoj që kjo gjë të bëhet politikisht. Nëse flasim për një Vetting, luftës ndaj plagjiaturave kjo duhet bërë nga trupa akademike”, u shpreh deputeti./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono