“Prostituta”, Leka Bungo: Në Tiranë e kemi dhënë pothuajse ilegalisht

21:55 | 11/01/2019

Leka Bungo ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Skenaristi dhe regjisori kohët e fundit ka vënë në skenë dramën të titulluar “Prostituta”. Ai u shpreh se një pjesë e dramës është fiction, por një pjesë është reale pasi Bungo e ka njohur vetë personazhin e dramës.

“Për mua është një personazh shumë i veçantë. Pjesërisht e kam njohur personalisht. Një pjesë e dramës është fiction, por një pjesë të dramës unë e kam hasur konkretisht. E kam njohur në rrethanat kur ishte prostitutë. Ajo më ka lënë në kujtesë mbresa të veçant. Jam shokuar, jam emocionuar dhe për shumë kohë ajo ngeli në kujtesën time dhe erdhi një moment, kur unë mendova se ajo mund të përbënte një thelb për një vepër skenike. Ajo është këtu tashmë. Nuk e di. Ka marrë një rrugë tjetër tashmë”, tha ai.

Për Bungon ka dy lloje prostitutash.

“Unë mendoj se janë disa lloje prostitutash. Ka prostituta që prostituojnë nën urdhrin e një tutori, nën mashtrimin e tij, por ka dhe prostituta që kanë shkuar me dëshirën e tyre nisur nga kundësitë e tyre të pakta për të jetuar. Për këtë rast mendoj se ato janë fatkeqe dhe gjykimi i tyre është afatshkurtër”, tha regjisori.

Gjatë gjithë jetës, Leka Bungo ka punuar si autor dhe si regjisor ama midis të dyjave do zgjdidhte vetëm njërën.

“Ka një lidhje sepse po thuajse në pjesë më të madhe të punës time kam qenë në një punë të dyfishtë edhe si autor edhe si regjisor në shumë spektakle, në shumë komedi, shumë variete humoristike që i kam krijuar vetë dhe i kam filmuar.  Ka një ndryshim, në teatër është më e vështirë puna dhe të jep satisfaksion puna si regjisor, ama themeli i një spektakli është padyshim vepra, drama. Do zgjidhja regjisurën. Është një profesion që e kam ndjekur dhe më ka ndjekur pas gjithë jetën”, u shpreh ai.

Bungo tha se Ministria e Kulturës nuk i ka dhënë një sallë për të vënë në skenë dramën dhe sipas tij është dhënë “mënyrë ilegale”.

“Ne në Tiranë e kemi dhënë pothuajse në mënyrë ilegale sepse ministria që e ka në dorë ndërtesën e Teatrit Kombëtar “Arturbina” nuk na e jep sallën. S’na e ka dhënë sallën. Se pse? Ajo e di. Atje ka shfaqje përnatë dhe nuk u gjet një shfaqje për këtë. I vetmi qytet që na priti me dashamirësi ishte Korça. Të shtunën dhe të dielën e kemi në Korçë dhe është premierë”, tha ai./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono