Prokuroria thërret tre deputetët që denoncuan bisedën e vëllait të Xhafajt

16:40 | 16/05/2018

Një ditë pas sekuestrimit të materialit audio të publikuar nga Partia Demokratike, si denoncim kundër vëllait të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon dëshminë e tre deputetëve. Fletë-thirrja e Krimeve të Rënda me emrat e deputetëve që publikuan përgjimin, ku pretendohet të  dëgjohet zëri i Geron Xhafajt, ka mbërritur në selinë e PD pasditen e së mërkurës. Përmes saj ftohen për t’u marrë në pyetje Gazment Bardhi, Enkeled Alibeaj dhe Ervin Salijani, në lidhje me burimin dhe origjinalitetin e audio-pergjimit. Ata duhet të paraqiten në prokurori në orën 10:30 të ditës së enjte. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono