Prokuroria sekuestron video-pëgjimin e Alizotit, Balla: Nuk e kam takuar

18:56 | 10/10/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda sekuestruar video-përgjimin e Fredi Alizotit, të dyshuar për imitimin e zërit të Agron Xhafës, e publikuar në programin “Opinion” mbrëmjen e së martës.

Disa orë më vonë, deputeti socialist Taulant Balla mohoi pretendimet e Alizotit për një takim mes tyre.

Prokuroria per Krimet e Renda ka sekuestruar videon e publikuar nga deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e së martës në programin “Opinion” në TVKlan. Në të shfaqej Fredi Alizoti, i dyshuar nga prokuroria si imituesi i zërit të Agron Xhafajt, që tregon se ishte shoqëruar në prokurori nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe se kishte pasur një takim me deputetin socialist Taulant Balla. Burime pranë prokurorisë konfirmuan se Oficerë të Policisë Gjyqsore mbërritën në selinë e Partisë Demokratike ku kanë bërë administrimin e materialit filmik.

Pas seancës për padinë kundër Lulzim Bashës, Taulant Balla tha se materiali filmik në fjalë duhet të ishte dorëzuar në prokurori.

Balla: Ne politikanët duhet të jemi shembulli i parë, që në momentin që vihemi në dijeni të një prove, të përfshirjes në një vepër kriminale të çdokujt, duhet të jemi ne të parët t’ia vëmë në dispozicion Prokurorisë. Pra Salianji apo Luli si master regjisor i kësaj historie  në vlerësimin juridik rrezikon një vepër penale atë të fshjehes së një krimi”.

Deputeti mohoi të ketë takuar ndonjëherë Fredi Alizotin.

Balla: Jo, asnjëherë, Salianji ka shtëpinë këtu se unë kam lëvizur ka shumë muaj dhe e sqaron më mirë se çdokush tjetër.

Reagimin e tij mbi video-përgjimin e Fredi Alizotit përfaqësuesi ligjor i kryeopozitarit Basha e nisi si jurist.

Bardhi: Është detyrë e Prokurorisë që në gjykimin tim kanë dijeni se kush është Fredi Alizoti, dinë rrethanat sesi ky dëshmitar i është paraqitur prokurorit siç dëshmon ai vetë, në atë material filmik.

Por e mbylli si politikan.

Bardhi: E vërteta mbi këtë çështje do dalë padiskutim, pavarësisht se kryeprokuror dhe prokuror në këtë çështje nuk janë as prokurorët e krimeve të rënda, as hetues dhe as punonjës të policisë që ndihmojnë Prokurorinë po kryeprokur është Edi Rama që përcakton rezultatin e hetimit në mëngjes dhe prokurorët e shërbëtoret e tij veprojnë në darkë.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT