Prokuroria në “aksion” për kryebashkiakun e Mallakastrës, dërgon letërporosi në Greqi

12:28 | 14/01/202012:280

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun Qerim Ismailaj, ku veprimi i parë kryesor është marrja e gjurmëve të gishtave, dhe pas dy ditëve do të dërgohet kërkesa kryebashkiakut të Mallakastrës, që të paraqitet në laboratorin e kriminalistikës, për depozitimin e gjurmëve të gishtërinjve.

Në bazë të gjurmëve të gishtërinjve do të bëhen dhe gjithë verifikimet në Shqipëri dhe në Greqi.

Sipas raportimit të gazetares Glidona Daci për ABC News, njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pritet që në ditët në vijim të nisë dhe një letër porosi, drejt autoriteteve greke, për të marrë një përgjigje zyrtare, nëse të dhënat që janë publikuar në dokumentin e PD, rezulton i vërtetë ose jo.

Në bazë të përgjigjes së autoriteteve greke do të bëhen dhe akt-kalimet e dosjes, e cila do ti kalojë Prokurorisë së Tiranës pasi kjo e fundit, ka kompetencën për të vijuar hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono