Prokuroria çon në gjykatë 9 persona për trafikun e 2,5 tonëve kanabis

09:55 | 28/11/2018

Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim dosjen me 9 persona të akuzuar për trafikun e 2.5 tonë kanabis nga Shqipëria në Gjermani. Kamioni me këtë sasi drogë u kap në janar të 2017 në Ankona të Italisë. Mjeti u kontrollua dhe u bllokua për mungesë dokumentacioni, por më pas rezultoi se ai kishte një sasi gjigande kanabisi që po transportohej.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se kamioni u nis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonës në Itali më datë 3 janar 2017. Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti. Lënda narkotike ishte fshehur mes paletave me lëndë drusore, që ishte marrë në një kompani në Gramsh. Ajo do të transportohej përmes një shoqërie nga Fieri në drejtim të Gjermanisë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono