Prokurorë federalë amerikanë për të hetuar dhe zbardhur çështjet e nxehta nën hetim

18:27 | 12/01/2018

Prokurorë federalë amerikanë do asistojnë organin e akuzës për hetimin e çështjeve që i konsiderojnë sensitive, si atë të ish-ministrit të Brendshëm, por edhe të disa gjyqtarëve e emrave të njohur të krimit në vend. Synimi është një hetim i plotë, që të zbardhë të vërtetën. Këtë ka konfirmuar ambasada amerikane në Tiranë për ABC News pas takimit që ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin patën sot me ministrin e brendshëm.

SHBA-ja i ka ofruar Prokurorisë mbështetje me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për të kryer një hetim të plotë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe çështje të tjera sensitive për SHBA-në, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të Apelit në Durrës. Këtë lëvizje e ka konfirmuar për ABC News ambasada amrikane në Tiranë sipas të cilës, synimi është një hetim i plotë me synim zbulimin e të vërtetës për të gjitha rastet.

“Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet.Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës.”

Ky qëndrim i ambasadës amerikane erdhi për ABC News pas takimit që ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin zhvilluan sot ne mesditë një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit. Ambasada zbardh për ABC news edhe mesazhet që ka përcjellë në institucionet shqiptare.

“Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.”

Edhe ministria e Brendshme ka konfirmuar se ‘Forca e Ligjit’ dhe Vetingu në Policinë e Shtetit, kanë qenë dy temat e nxehta që janë diskutuar mes diplomateve te huaj dhe ministrit Xhafaj. Ne operacionin ‘Forca e Ligjit’ për goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre janë angazhuar ekspertët më të mirë në vend, por edhe europiane dhe të FBI-së./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono