Projekti “100 Fushat” dhe stadiumi i Kukësit, flet Armando Duka

17:28 | 22/10/201917:280

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte i pranishëm në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës, aty ku së bashku me presidentin e klubit, Safet Gjici, kanë inspektuar punimet e deritanishme. Duka foli dhe për gazetarët e pranishëm në stadium, ku mes të tjerash tha:

STADIUMI – “Jam i kënaqur që jam këtu me inxhinierin Arben Dervishaj dhe kryebashkiakun Safet Gjici. Është e pazakontë të vish ën Kukës për të ndërtuar një stadium të ri. Shumëkush është skeptik dhe pyet çfarë duam në Kukës. Në fakt, Kukësi me të gjithë kontributin që ka dhënë në futbollin shqiptar në 6-7 vitet e fundit, me dashurinë që ka ky popull për futbollin, e meriton një stadium të tillë. Kemi folur edhe për ndonjë korrigjim të projektit. Kemi qëllim që stadiumi të ketë formën e një arenë, tribunat të mos jenë të shkëputura dhe spektatorët të jenë sa më komodë. Punimet për kaq pak kohë, kanë ecur goxha mirë. Uroj dhe jam shumë i sigurt se kampionatin tjetër, ekipi i Kukësit do të luajë në shtëpi. E kemi parë dhe këtë sezon se po vuajnë disi në rezultate (qesh), por sezonin e ardhshëm nuk do ta kenë këtë problem.

100 FUSHAT – “Ne kemi propozuar një projekt në Ministrinë e Arsimit. Projekti parashikon ndërtimin e 100 fushave. Nëse qeveria thotë më shumë ose më pak, ne jemi të gatshëm. Çdo Bashki apo klub mund të aplikojë që të përfitojë nga ky projekt. Është një projekt i propozuar për të filluar në vitin 2020 dhe jam shumë i bindur që do të fillojë. Patjetër, dhe Kukësi do të përfitojë nga ky projekt. Një nga kriteret e projektit është që të jenë fusha të reja, jo rikonstruksione. Kjo për vetë faktin se ne këto 10 vite, kemi prishur fusha dhe kemi ndërtuar pallate, por sot do të veprojmë ndryshe.

KUKËSI – “Kukësi ka bërë shumë zhvillim në sport. Deri para pak vitesh, në futboll ishte inekzistent. Sot Kukësi është një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar, pretendent për titullin, kampion, fitues Kupe, na ka përfaqësuar në Europë. Po bëhet stadiumi, ka filluar të ndryshojë infrastruktura. Kukësi nuk ka pasur Akademi, sot ka Akademi, prandaj i them të gjithë fëmijëve të merren me futboll për një të ardhme më të mirë”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono