VIDEO/ Meçe: Një pallat në Durrës rrezikon shembjen, të zgjerohet perimetri i sigurisë

17:13 | 02/12/201917:130

Inxhinieri Arben Meçe ka treguar për gazetaren e “ABC News” Ajgena Korbi se në lagjen nr. 17 në Durrës një pallat është në rrezik shembjeje. Ai bën thirrje që të zgjerohet perimetri i rrethimit mbi 50 m për shkak se rrezikohen banesat rreth tij.

“Po ballafaqohemi me një strukturë të shkatërruar, nuk mund të riparohet, problemi është shumë i thellë sepse janë dy pallate të ndërtuara me tipologji të ndryshme”, tha Meçe.

Ndër të tjera ai thotë se ky objekt duhet të futet urgjentisht në rrethim policor.

“Defektet janë shumë serioze, na rrezikon ne që jemi jashtë, mbi 50 metër duhet të zgjerohet perimetri dhe nuk duhet të afrohet askush sepse është i gatshëm për të rënë. Në Durrës sensibiliteti për këtë objekt duhet të jetë serioz, gjithashtu është ndaluar nga policia hyrja brenda tij. Rrethimi nuk është i mjaftueshëm, ky objekt në çdo sekondë është i gatshëm të bjerë. Në mënyrë absolute nuk duhet të futen brenda, e ka humbur funksionin e tij. Në bëjmë sensibilizimin që qytetarët të reagojnë pranë Administratës apo Bashkive, të mos rrezikojnë jetët e tyre. Kam kërkuar për disa objekte regjim policor”,tha Meçe.

“Zgjidhja është vetëm në rrugën e institucioneve”, tha ai.

/abcnews.al

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono