Procedohen penalisht dy persona në Shkodër

09:35 | 08/06/201909:350

Një person është proceduar penalisht në qytetin e Shkodrës pasi iu gjetën një sasi fishekzjarrësh dhe lëndësh piroteknike. Policia ka njoftuar se të gjitha ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pas kontrollit në dyqanin e tij.

Ai u procedua penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ndërkohë edhe një person tjetër u procedua penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë  saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë. Ai, saçmat i  përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit ka ushtruar kontrolle të gjera në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono