Prishtinë, nderohet sërish ish-presidenti Clinton

20:00 | 12/06/2019

Në Prishtinë kanë vijuar të mërkurën aktivitetet për përkujtimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s. Në qendër të kryeqytetit të Kosovës është zbuluar busti kushtuar ish-sekretares së Shtetit Ollbrajt, si dhe një pllakat në nder të ish-presidentit Bill Clinton.

Me “Ecjen për liri” kanë vazhduar pasdite aktivitetet në Prishtinë. Ish-presidenti Clinton dhe ish sekretarja Albright kanë ecur në këmbë nga hoteli ku qëndronin në qendër të Prishtinës deri te sheshi i quajtur Madeline Albright ku edhe u zbuluar busti i saj.

“Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, tha Madelein Albright.

Më pas së bashku vizituan edhe Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton ku u zbulua edhe pllaka me emrin e tij.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, tha ish presidenti amerikan Bill Clinton.

Ai u përshëndet me qytetarë të shumtë të cilët mbanin fotografi të para 20 vitesh kur kanë hyrë trupat e KFOR-it në Kosovë./ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono