Prezantohet trajneri i Vllaznisë

20:01 | 19/07/2019

Tashmë është gjithçka zyrtare. Mirsad Jonuz është trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Ish trajneri i Maqedonisë së Veriut ka zbarkuar në Shkodër për të firmosur kontratën pranë zyrave të klubit.

Vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij si trajneri i ri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz ka mbërritur në Shkodër për të firmosur kontratën që e bën tashmë zyrtarisht pjesë të kuqebluve. Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe kombëtaren e Maqedonisë është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë. Po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna me ekipin dhe ai ka premtuar se në krye të tij do të bëjë gjëra të mira. Ndërkohë gjatë prezantimit të trajnerit të ri, administratori Suad Lici ndër të tjera ka shpjeguar arsyen pse u përzgjodh ai dhe po ashtu, ka shpalosur edhe objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri. Vllaznia nisur edhe nga fjalët e administratorit, ajo do synojë të realizojë një sezon krejt ndryshe nga ato të mëparshmit. Një objektiv ky që është mbështetur edhe nga trajneri Jonuz i cili ka premtuar se do të bëjë gjëra të mira në Shkodër./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono