Prezantohet projekti i rijetëzimit të Piramidës

16:43 | 16/05/2018

Projekti i rijetëzimit të Piramidës në Tiranë është prezantuar në prani të kryeminsitrit Edi Rama, kryebashkiakut Veliaj e arkitektëve të huaj e vendas. Ish-muzeu i diktatorit do të kthehet në qendrën më të madhe të zhvillimit të teknologjisë.

E shkuara do të vendoset në funksion të së ardhmes. Piramida në qendër të Tiranës do të rijetëzohet për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit bazuar në këtë koncept.

Xhamat e errët që e mbyllin për publikun do të zëvendësohen me transparente, ndërkohë shkallët do të lartësohen deri në maje të saj, ku do të ndërtohet një shesh i gjelbër.

Projekti  që vjen si një bashkëpunim i qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim parashikon gjithashtu zgjerim të volumit të hapësirave të brendshme dhe krijimin e 14 pavioneve për tekonologji, art, muzikë e media.

Por për të arritur deri tek ky projekt, kryeministri Edi Rama tregoi se me kryebashkiakun Erion Veliaj kishin rrahur mendime të ndryshme.

Edi Rama: “Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qëndër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, një komunitet gjithsesi minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës. Gjë që mund të rrezikonte që ta kthente në një qendër rinore të ardhur me sforcim në kohë. Ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja. Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: “E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë”. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur”.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj iu rikthye kohës, kur diskutohej për prishjen e Piramidës ndërsa bëri analogji për debatet e fundit për Teatrin Kombëtar.

Zbatimi i modelit TUMO një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit, sipas krybashkiakut, do ta kthejë Tiranën në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të teknologjikë krijuese, jo vetëm në rajon./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono