Prezantohet iPhone 11 Pro

10:03 | 11/09/201910:030

Apple ka prezantuar produktin më të ri, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Kamera e re, ekran i përmirësuar, procesorë më të shpejtë dhe bateri që zgjat më shumë.

Celularët e rinj iPhone kanë dizajnë dhe madhësi ekrani të ngjashme. iPhone i ri do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra, ku risia do të jetë ngjyra e zezë mat në pjesën e pasme të iPhone 11 Pro.

Iphone Pro do të vijë në dy madhësi, me ekran 5.8 inch dhe 6.5 inch. Teknologjia e re e aplikuar në ekranin e iPhone 11, ofron ngjyra më të mira si dhe efikasitet në jetëgjatësinë e baterisë.

Risia më e madhe e iPhone janë padyshim kamerat. Në pjesën e pasme, është vendosur brenda një kuadrati një sistem i trefishtë kamerash. Të tri këto kamera 12 megapiksel punojnë së bashku njëkohësisht duke ofruar cilësi më të lartë. Përmirësim është bërë edhe në kamerën e përparme për selfie.

“Kushdo që kërkon një telefon që tejkalon limitet, është iPhone 11 Pro. iPhone-i më i fuqishëm dhe më i përparuar që kemi prodhuar ndonjëherë me një dizajn mahnitës”, tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. /tvklan.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono