“Pressing”, De Biasi analizon kombëtaren: Duhet analizë e thellë

13:47 | 19/11/2018

Ish-trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, flet për emisionin “Pressing” në ABC News për situatën aspak pozitive që po kalojnë kuqezinjtë, veçanërisht pas humbjes dërrmuese me Skocinë. Ish-tekniku italian mendon se duhet një analizë e fortë, por edhe zhvillime, tashmë që është vënë në pikëpyetje fati i trajnerit aktual Kristian Panuçi.

Ekipi kombëtar i futbollit po kalon një moment aspak pozitiv shumë delikat dhe me shumë pikëpyetje rreth vazhdimësisë së pankinës. Humbja dërrmuese e së shtunës me Skocinë në “Loro Boriçi” dikton domosdoshmërisht zhvillime dhe një analizë të fortë. Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares së dikurshme në Europianin e Francës, sonte në mbrëmje në studion e “Pressing” bën një rezyme të plotë se çfarë po ndodh në këtë ekip. Ish-tekniku, prezent në shumë sfida të epokës Panucci jep përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me momentin aspak normal që po kalon kjo skuadër dhe pritshmërive që e presin në vijëmësi.

De Biasi: “Një humbje që vjen direkt pas asaj në Izrael çka duhet të përfundojë në një analizë shumë shumë të thellë. Unë mendoj që kemi bërë shumë pak në atë ndeshje që në pësimin e golit të parë. Të pësosh golin e parë dhe të luash me 10 lojtarë bëhet shumë shumë e vështirë sidoqoftë kjo disfatë kërkon analizën e saj të detajuar.”

Situata aktuale. Si e lexon ai nga jashtë? Ai përgjigjet ekipi trajnerit? Çfarë rekomandon? Çfarë ka që nuk shkon aty? A ka ndryshuar filozofia e lojës së tij me këtë aktuale? Pse kaq ndryshime taktike? Këto dhe shumë të tjera marrin përgjigje nga Gianni de Biasi në “Pressin” në orën 22:00 në ABC News shoqëruar më pas me një panel gazetarësh në debatin për ekipin kombëtar të futbollit pas disfatës së shëmtuar me Skocinë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono