Presidentja e KE akuza Macron: I hape dyert Rusisë në Ballkan

19:03 | 11/11/201919:030

Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vendimit për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit. Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon.

Gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Evropa “kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.

“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit.”

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Ajo paralajmëroi nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono