Presidenti Meta viziton shkollën “Fan Noli”/Uron mësuesit për festën

11:56 | 07/03/201811:560

Presidenti i Republikës Ilir Meta u rikthye në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë ku dhe ka zhvilluar mësim për të uruar mësuesit për festën e shtatë marsit. I shoqëruar nga ish-mësuesja kujdestare, ajo e matematikës Kreu i Shtetit u ndal në klasën e tij të dikurshme ku bisedoi me nxënësit. Presidenti i Republikes apeloi për një bashkëpunim intensiv mes shkollës dhe familjes për edukimin e fëmijëve.

Besoj se duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, duke i kushtuar një vëmendje më të madhe dhe ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ajo ka në edukimin e fëmijëve, ne si shoqëri do të arrijmë të forcohemi, të fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin me siguri më shpejt, më përpara drejt atyre standardeve që të gjithë i dëshirojmë edhe i ëndërrojmë” deklaroi Presidenti i Republikës.

“Dua të shpreh një kënaqësi të jashtëzakonshme që rikthemem në shkollën “Fan Noli”pas disa dekadave. Është emocion i fortë se janë kujtime të mrekullueshme. Mirënjohje ndaj mësuesve të mrekullueshëm që kemi patur, por edhe për këtë nivel shumë të lartë që shkolla “Fan Noli” vazhdon të ketë edhe sot, falenderoj drejtoreshën që vazhdon traditën.Sot është koha për apel të fortë për bashkëpunim intensiv mes shkollës edhe familjes për edukimin e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Shkolla sot është ambient i ekspozuar ndaj fenomeneve shqetësuese”.- u shpreh Presidenti Meta. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono