Presidenti Meta: Plagosja e ushtarëve italianë në Irak një atentat i pabesë

20:06 | 10/11/201920:060

5 ushtarakë italianë janë plagosur në Kirkuk të Irakut në një atentat me eksploziv. Konfirmimi ka ardhur nga ministria e mbrojtjes italiane. 5 ushtarakët janë evakuar menjëherë me helikopterë amerikanë. Nga 5 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë me plagë në këmbë, e për njërin ka qenë e nevojshme prerja e këmbës.

Sipas shtabit Italian të mbrojtjes ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, kur një bombë artizanale ka shpërthyer kur ekipi Italian po lëvizte në këmbë. Prokuroria italiane ka hapur hetim për akt terrorist me pasoja të rënda. Ushtarakët po kryenin aktivitet stërvitor dhe mësimor për forcat e sigurisë irakene të angazhuara në luftën kundër ISIS.

Për këtë ngjarje ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në rrjetin social “Facebbok” shkruan:“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë”, shprehet Meta.

Kreu i shtetit e konsideron sulmin si një atentat të pabesë dhe uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!”, shkruan Presidenti Meta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono